Numërohen 99 për qind e fletëvotimeve, fitorja e VV më e thella e një partie në Kosovë që nga 2001
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar rreth 99 për qind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se kanë mbetur pa u numëruar vetëm edhe 46 vendvotime.
“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, tregoi Elezi për KosovaPress.
Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje në krye me Albin Kurti, që është edhe kandidati për kryeministër prin me 48,17 për qind të votave. Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,35 për qind. Kjo parti udhëhiqet nga Enver Hoxhaj që ishte edhe kandidati për kryeministër në këto zgjedhje të përkohshme parlamentare për të cilat u votua të dielën, pra më 14 shkurt.
Ndërsa partia e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK). Deri më tani kjo parti e cila kishte kandidat për kryeministër Avdullah Hoti ka 13, 18 për qind. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7,42 për qind dhe Nisma me 2,59 për qind.
Ky është rezultati më i thellë që një parti politike arrin të marrë në Kosovë. Më herët ka qenë LDK që mbante stafetën e fitores më të thellë të zgjedhjeve, që përkojnë me vitin 2001, kur Lidhja Demokratike e Kosovës mori 45,65 për qind të votave e në zgjedhjet e vitit 2014, mori 45,42 për qind.
Një natë më parë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën për media tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahet gjatë në mend dhe se në kujtesë do të jenë edhe rreshtat e gjatë pranë shkollave dhe votimi masiv i mërgatës.
Ai ndër tjera ka thënë se mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerret ndaj askujt, por që do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh