Goditen dy raste të kontrbandës në Kukës, kapet automjeti i mbushur me bagëti

8 Nëntor 2023 | 10:42

Policia e Kukësit ka goditur në flagrancë dy raste të tentativës për kontrbandimin e mallrave.

Në pranga përfundoi një 38-vjeçar kosovar, i cili u ndalua duke transportuar me kamionçinën e tij mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 10 000 euro.

Gjithashtu bëhet me dije se në gjendje të lirë, u proceduan 2 shtetas të tjerë kosovarë, pasagjerë në këtë automjet, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Uniforma blu kanë sekuestruar mallrat e kontrabanduara, dritare duralumini dhe xhama, si dhe kamionçinën me të cilën ato transportoheshin.

Policia e Kukësit bën me dije se në gjendje të lirë u procedua dhe një tjetër shtetas tjetër, pasi u kap duke transportuar disa bagëti të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green border”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Y. K., 38 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. B., 36 vjeç, dhe B. Gj., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Në fshatin Dobrune, Has, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin (kamionçinë) me drejtues shtetasin  Y. K. dhe pasagjerë shtetasit R. B. dhe B. Gj. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (dritare duralumi dhe xhama) me vlerë rreth 10 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Kosova në Shqipëri.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët kishin kaluar kufirin e gjelbër, në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi është kapur në flagrancë, në hyrje të qytetit të Kukësit, duke transportuar me automjet, disa bagëti, që dyshohet se janë kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026