Harta e “Shqipërisë së madhe”, debate në RMV pas fotove të publikuara nga Ali Ahmeti

8 Nëntor 2023 | 10:51

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pak ditë më parë ka vizituar kompleksin memorial në fshatin Sopot në përkujtim të masakrës së vitit 1944 ndaj banorëve të fshatit.

Ajo që ka nxitur debat në publikun maqedonas, është edhe harta e “Shqipërisë së Madhe” e cila shihet e vendosur diku në memorial, e që shihet edhe në fotografitë e publikuara nga Ali Ahmeti.

Lidhur me atë hartë ka folur edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke thënë se vendi ku është vendosur është pronë private dhe ka shtuar se është vendosur 145 vite me vonesë.

Ai ka thënë se pozita ku gjendet Maqedonia e Veriut sot, nuk i bën të rëndësishme harta të tilla dhe se ajo që duhet të ketë rëndësi është harta e NATO-s dhe Evropës së bashkuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026