“RMV pranë BE-së“, Von Der Leyen: Votoni ndryshimet kushtetuese për pakicën bullgare
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der i ka bërë thirrje Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që të votojë ndryshimet kushtetuese për futjen e pakicës bullgare. Gjatë fillimit të turneut të saj Ballkanit, e para e KE-së dërgoi mesazhin se tani është moment kyç për zgjerimin e BE – së dhe se Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojë.
“Shpresoj se të gjithë palët do ta kapin momentin dhe do ta mbështesin ndryshimin e Kushtetutës. Kjo pasi bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, zgjidhjen tuaj, dhe të gjitha palët kanë përgjegjësi për të ardhmen e shtetit. Ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut si anëtare të Bashkimit Europian, dhe shpresoj që avancimi i saj do të ketë mbështetje të gjerë”, tha Von Der Leyen.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski komentoi refuzimin e opozitës maqedonase VMRO DPMNE për të votuar ndryshimet, duke bërë thirrje që të rreshtohen në frontin evropian.
“Kemi një shans të papërsëritshëm me sjelljen e vendimeve në Parlament. Shpresoj se ata që gjithmonë kanë qenë kundër integrimit evropian të shtetit, për herë të parë do të dëshmojnë se janë per ardhmëri evropiane të shtetit. Kjo pasi, tani kemi një dritare të hapur për kyçje në BE, kur ka një konsensus të madh për zgjerimin mes shteteve anëtare”, u shpreh Kovaçevski.
Kryetarja e Komisionit Evropian nuk kishte planifikuar takim me kryetarin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Edhe pse ai dhe partia e tij bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe vizita e Von Der Leyen ishte interpretuar si tentativë e fundit për t’i bindur ata që të japin votën në Parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion