Portretet e frymëzuara nga deti, piktori nga RMV që u dashurua me Sarandën
Ishte 7 vjeç kur kuptoi se mes tij dhe vizatimit ekzistonte një lidhje e veçantë. Duke ushqyer pasionin me ndihmën e mësuesve, arriti të kthente pikturën në profesion.
Bëhet fjalë për Rifat Çelikun, piktor dhe profesor i artit. Prej 40 vitesh jep mësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Që në moshën 7-vjeçare e zbulova talentin tim edhe mësuesi im e pa se unë kisha pasion për art. Fillova të hidhja skicat e para edhe pastaj me vitet, vinin duke u përsosur. Pasi kreva shkollën 8-vjeçare unë isha edhe më shumë i pasionuar pas artit. Mbarova liceun dhe pastaj nisa punë si mësues pikture,” – tregoi ai.
Gjatë udhëtimeve në Europë, Rifati zbuloi artin e rrugës, të cilin guxoi ta provonte për herë të parë në vitet 80′, në një qytet bregdetar të Sllovenisë.
“Shumë u emocionova kur i pash duke punuar dhe duke marrë komplimente nga njerëzit thash mund ta bëj edhe unë një ditë. Fillova mora guximin në vitin 85′ fillova në një qytet bregdetar të Sllovenisë dhe normalisht si sezon i parë kisha emocione nuk isha i lirë, mos të them dridhesha publiku që mblidhej dhe unë që kisha frikë, por me kohën u stabilizova,” – u shpreh Çeliku.
Prej më shumë se 1 dekade ai është zhvendosur në Sarandë ku dhe krijon portrete dhe piktura për turistët.
Qyteti jugor i ka rrëmbyer zemrën piktorit. Ka dalë në pension pak muaj më parë dhe pjesën tjetër të jetës ka vendosur ta kalojë pranë detit.
“U koncentrova në Sarandë thjesht se më pëlqeu ambienti i Sarandës ne krahasim me të gjitha qytetet bregdetare. U mahnita nga vizitorët këtu nga të huajit, fillimisht nuk kishte kaq të huaj më vonë erdhën. Edhe kur merrnin një portret shqiptarët e ndjeja vetën mirë thosha shiko kanë interes dhe kjo më gëzonte shumë,” – tregoi Çeliku.
Piktori i portreteve në rrugë nuk i ka vendosur një limit krijimit të tij, ai thotë se do të pikturojë deri kur duart të mos i dridhen.
“Arti nuk vdes kurrë! Edhe po të kem moshë të madhe arti është pjesë e jetës time, pjesë e shpirtit tim. Unë pa art s’mund të jetoj,” – u shpreh ai.
Portretet e Rifat Çelikut janë kthyer në një “destinacion turistik” më vete për pushuesit në Sarandë. Në mes të bulevardit, qindra turistë e bëjnë një ndalesë, për të shijuar artin shumëngjyrësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare