U vodh 3 vite më parë, kthehet në një këllëf jastëku piktura e Van Gogh
Pas vitesh kërkimi, piktura e Vincent Van Gogh “Kopshti i shtëpisë së famullisë në Neunen në pranverë” (1884), e cila u vodh nga Muzeu Singer Laren në Amsterdam në mars 2020, është gjetur më në fund.
Piktura u zhduk nga muzeu vetëm disa javë pasi institucioni u mbyll për shkak të pandemisë Covid-19. Edhe pse i dyshuari u arrestua një vit më vonë, vepra, e cila ishte huazuar nga Muzeu Groninger aty pranë, nuk ishte gjetur.
Megjithatë, Arthur Brand, një detektiv i famshëm holandez i specializuar në veprat e artit të munguara, arriti të gjurmojë pikturën e Van Gogh dhe ta marrë atë nga një person i paidentifikuar.
Kur i erdhi në duar piktura ishte e mbështjellë me një këllëf jastëku dhe u fut në një kuti, shkruan ArtNet.
Detektivi privat, i cili deri më tani ka ndihmuar në gjetjen e më shumë se 200 veprave të artit të vjedhura, thotë se personi që ktheu pikturën nuk ishte i përfshirë në vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane