Ekspozitë buzë detit, ‘Saranda Art Days’ bën bashkë piktorë nga trevat shqiptare

17 Qershor 2023 | 19:19

Edicioni i tretë i “Saranda Art Days” ka bërë bashkë piktorë, nga mbarë trevat shqiptare. Me në fokus kryesisht Sarandën artistët kanë prezantuar veprat e tyre në një ekspozitë të hapur, buzë detit.

Artisti i rekoredeve Gines Saimir Strati e sjell Sarandën përmes antikes dhe bashkëkohores, në një vepër ku Dea e Butrintit është punuar me guackën e midhjes së Butrintit.

“Ndodhemi në Sarandë, dhe unë kam sjell një portret tipik të Sarandës. Është Dea e Butrintit e realizuar me midhjet e Butrintit. Kam dashur të sjell edhe antikitetin edhe kohët ku jetojmë, dy simbolika brenda një vepre. Saranda është qytet i mrekullueshëm tipik mesdhetar, është një nga qytetet me mikpritjen më të madhe në Shqipëri. Kjo ndihet vit pas viti pasi pushues nga gjithë bota vijnë ta vizitojnë, këtë Sarandë të mrekullueshme”- shprehet Saimir Strati, artist.

Kjo piktore ka shkuar përtej oqeanit, për të sjell vajzën nga New York. Por në thelb vajzën që me punë e besim në vete, ja del vetë.

“Kam ardhur në këtë edicion të tretë të ditëve të artit në Sarandë, e ndjej veten shumë të nderuar nga kjo ftesë. Këtu kam sjell portretin e një vajze në New York, më këtë kam dashur të them se një vajze duhet të jetë e fortë, e zgjuar, kërkuese ndaj vetes dhe ndaj jetës. Të kërkoj maksimumin e jetës së saj, dhe ti arrijë këto me studime , me punë e mençuri. Ndihem shumë e mirëpritur, ky qytet na ka dhënë shumë frymëzim”- theksoi Flutura Maçi.

“Saranda Art Days” është po zhvillohet në kuadër të javës së turizmit, e cila përmes pikturës, skulpturës, muzikës popullore dhe panaireve artizanale synon të promovojë kulturën shqiptare, për pushuesit e huaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026