Meta pas daljes nga SPAK: Nuk kam firmosur asgjë, sulm i dirigjuar politik

8 Nëntor 2023 | 11:34

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas daljes së tij nga SPAK duke qartësuar se ai nuk ka firmosur asgjë dhe dëshmitari që ka përmendur emrin e tij është pyetur edhe njëherë më parë dhe nuk ka folur asgjë që ka lidhje me të.

Sipas tij ky është një sulm politik i dirigjuar nga Rama, ndërsa theksoi se për kallëzimet që ai vetë ka bërë në SPAK nuk ka marrë kurrë asnjë përgjigje. Pyetjeve të shumta të gazetarëve, kreu i PL-së i përmblodhi duke thënë se nuk është i gatshëm të japë llogari për çdo mashtrues që flet për emrin e tij, por është i gatshëm të bashkëpunojë deri në fund me drejtësinë.

“Përgjigja ime është përsëri ajo që kam thënë më parë, ajo që po them përsëri dhe që do ta theksoj në çdo rast tjetër. Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë, për ligje, për akte nënligjore dhe gjithçka tjetër, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv. kryeministër apo ministër i Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA-n, edhe CEZ-in dhe madje ministria e Ekonomisë si pronare 100% e aksioneve të KESH-it e ka denoncuar vendimin e ERE-s që favorizonte CEZ-in në dhjetor të vitit të 12-të për blerjen e çmimit të energjisë në dëm të KESH-it dhe në dëm të konsumatorëve shqiptarë,” – u shpreh Meta.

Kreu i PL-së sqaroi se është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të caktuara, ndërsa nuk dha detaje për gazetarët sa i takon pyetjeve që iu drejtuan gjatë seancës.

“Kallëzuesit e rremë janë bërë mode sepse kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet,” – deklaroi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026