Reagimi i Brukselit për zgjedhjet në Kosovë, Borrel dhe Varhelyi: Presim angazhim për dialogun me Serbinë
Dy komisionerët kryesorë të BE-së, për politikën e jashtme Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi kanë dalë me deklaratë të përbashkët në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Sipas deklaratës zyrtare, ata janë të pritje të certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve për krijimin e parlamentit dhe qeverisë së re, por edhe zgjedhjen e një presidenti të ri.
Borrel dhe Varhelyi kanë siguruar që Misioni i Ekspertëve Elektoralë të BE-së do të vazhdojë që të mbetet në Kosovë në mënyrë që të ndjekë dhe procedurat post-elektorale si dhe të japë rekomandime.
Deklarata përmend dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe BE pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim që të vazhdojnë takimet e ndërmjetësuara nga BE në lidhje me dialogun si dhe të shikojnë mundësitë përpara tyre për të arritur një marrëveshje të përgjithshme.
I deleguari i veçantë i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit Miroslav Lajçak ka përshëndetur dhe shpërndarë në Twitter deklaratën e përbashkët të komisionereve evropiane
‘Zgjedhjet e djeshme në Kosovë treguan maturitet të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve dhe partive politike. Qytetarët e ngritën zërin e tyre në mënyrë që ai të dëgjohet dhe po pres që të punoj me qeverinë e re për vazhdimin e Dialogut’, shkroi Lajçak.
Komisionerët evropianë theksuan që BE do të vazhdojë të mbetet e angazhuar në Kosovë, në mënyrë që ajo të arrijë një progres të dukshëm në rrugën e saj evropiane. Progresi, sipas tyre, do të thotë progres në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, në Axhendën për Reformën Evropiane si dhe në bashkëpunimin rajonal.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës