Sa e dëmtoi largimi i Vjosa Osmanit LDK-në? Isa Mustafa flet pas dorëheqjes nga kreu i partisë
Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Kosovë, Isa Mustafa dorëzoi sot dorëheqjen nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas mbledhjes së kryesisë, z. Mustafa foli para mediave, ku dhe u pyet nëse largimi i Vjosa Osmanit ka ndikuar në rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhje. Ai tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë për këtë çështje.
“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj, sepse kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma dhe s’e kemi pasur kurrë…. se do kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtër kohore, por prapë mbetet çështje e frymës, mbetet çështje e qytetarëve dhe mbetet që të presim se çka do t’i sjellë qeveria e re këtij vendi”, tha Mustafa.
Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë vërejtje sa i përket procesit zgjedhor.
“Nuk kisha komentuar më shumë. Është një proces që është zhvilluar në rregull dhe nuk e kemi asnjë vërejtje në lidhje me rregullsinë e procesit, ndërsa vota është vullnet i qytetarëve. Ne do të mobilizohemi dhe po punojmë që LDK-ja të rikthehet prapë të jetë e fuqishme dhe të jetë forcë e rëndësishme politike në Kosovë”, shtoi Mustafa.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh