Rama paralajmëron gjyqtarët e prokurorët: Koha të provojnë që pasuria e tyre s’buron nga krimi

13 Janar 2020 | 14:12

Kryeministri Rama paralajmëroi se ditët në vijim do të bëhet edhe miratimi i paketës kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kaluar ende procesin e rivlerësimit.

Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë gjatë inaugurimit të ambienteve të reja të repartit RENEA, ku një pjesë të diskursit të tij e zuri edhe reforma në drejtësi, që është edhe një nga shtatë prioritetet e vitit 2020.

“Me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet një pastrim i madh në pallatin e drejtësisë, por koha e nevojshme për të bërë këtë pastrim dhe për të vënë në funksion të plotë nuk është fort e shkurtër. Në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet dhe një që po ngrihet, shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”, tha kreu i qeverisë.  

Organizata kriminale sipas Edi Ramës, është vetë brenda prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ndaj tyre pati edhe një paralajmërim direkt.

“Ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre dhe paralelisht me ta ne do të bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla [as murit të çdo anëtari në KÇK që do të marrë vendime në kundërshtim me ligjin”, u shpreh kryeministri.

Inaugurimi  i repartit të ri, RENEA u bë në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, ku fjalë përshëndetëse mbajtën edhe Ardi Veliu dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili garantoi mbështetjen ndaj uniformave blu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026