Tymuese në Kuvend| Balla paralajmëron deputetët e opozitës: Keni shkelur ligjin

9 Nëntor 2023 | 10:22

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se është shumë e rëndë që deputetët e opozitës të përdoren për interesat personale të një individi.

Pas hedhjes së tymueseve në Kuvend, Balla iu rikujtoi disa deputetëve të opozitës që u përfshinë në akte të paligjshme dhe në asnjë mënyrë nuk do t’ia dalin të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë që deri më 31 dhjetor pret të numërojë 10 milionë turistë.

“Sot është një ditë e veçantë sepse pjesa më e madhe e projektligjeve janë propozime që vijnë nga deputetët e opozitës dhe natyrshëm do të ishte e udhës që deputetët e opozitës të merrnin fjalën dhe të shpjegonin qëllimet. Deputeti, ligjvënien dhe propozimet për ligjin e ka detyrën e tij primare. Kjo pamje tregon që këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht. Fakti që nuk pranoni të prezantoni projektligjet që keni propozuar vet e përkeqëson marrëdhënien tuaj me njerëzit sepse në fund të fundit, secili prej jush, kush më shumë e kush më pak, se ka dhe deputetë që kanë ardhur nga 364 vota në këtë sallë, e megjithatë keni detyrën që ta ushtroni mandatin që iu ka ngarkuar populli me përgjegjshmëri. Thirrja imë ndaj pjesës më të madhe të deputetëve që janë në krah të djathtë të kësaj salle, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng Partinë Demokratike prej 33 vjetësh. Kjo që po ndodh sot këtu nuk ka të bëjë fare as me parlamentarizmin, as me kërkesat e opozitës sepse meqenëse kërkoni komisione hetimore parlamentare, përse nuk mblidhni 28 firma dhe ta çoni ankesën tuaj në Gjykatë Kushtetuese. A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet ligjorë për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese apo keni harruar se Gjykata Kushtetuese jua ka rrëzuar kërkesat,” – u shpreh Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026

Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit

Ka përfunduar protesta qytetare e zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Kuvendit, një tubim ky i njoftuar vetëm një ditë më parë nga organizatorët....
12:06 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026