Vrasja e shqiptarit në Itali, partnerja mohon krimin e pasionit: Ishte shumë xheloz
Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali me një plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë, në vendin e punës, në një zdrukthtari në Vernante.
Askush nuk ka dëgjuar të shtëna, gjë që sipas autoriteteve ka ndodhur sepse arma ka qenë e kalibrit të vogël, ndërsa autori është ende i paidentifikuar. Ky i fundit ka hyrë në dyqan dhe ka qëlluar pa i dhënë mundësi 34-vjeçarit të reagojë. Klaudio Myrtaj ka qenë me kufje në vesh kur për pak sekonda ndodhi gjithçka.
E dashura e tij ka folur për median italiane La Stampa duke mohuar kategorikisht mundësinë për një krim pasioni. Hetuesit i kanë kthyer telefonin 40-vjeçares pasi e sekuestruan si provë që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes.
“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe kishte goditur me grusht në dy raste persona të tjerë, por ata nuk ishin ish-të dashurit e mi apo njerëz që unë i njihja. Askush nuk do ta kishte vrarë për mua, por ndoshta ai do ta kishte bërë. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij. Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte. Ishte hera e parë që punonte për shokun e tij, ndoshta për të fituar para. Këtë e ka bërë nga e marta deri të shtunën, me një përjashtim të enjten në mëngjes, kur e shoqërova te mjeku për një dëmtim në dorë. Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës, domethënë një orë para vrasjes. Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Ne po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta,” – deklaroi partnerja e 34-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet