Franca gjobit Google, gjiganti i internetit, fajtor për keqinformim të konsumatorëve
Franca ka gjobitur me 1.1 milionë euro Google për keqinformim të konsumatorëve me klasifikimin e hoteleve dhe resorteve turistike.
Një investigim i vitit 2019 i Entit francez për Konsumatorët dhe Ministrisë së Financave zbuloi se gjiganti i teknologjisë ishte fajtor për “praktika komerciale keqinformuese”.
Degët e Google në Irlandë dhe Francë kanë pranuar të paguajnë gjobën në kuadër të një marrëveshjeje, pas aprovimit nga prokuroria.
Menjëherë më pas të dyja degët kanë ndryshuar praktikat e tyre, thuhet në një komunikatë.
Drejtoria e përgjithshme për konkurrencën, konsumin dhe kontrollin e shkeljeve kishte nisur një hetim mbi Google që në shtator të vitit 2019, pas ankesave të bëra nga hotelet.
Bizneset kishin argumentuar se përshkrimi i rreth 7.500 hoteleve në motorin e kërkimit të Google nuk kishte qenë i drejtë krahasuar me klasifikimin zyrtar të Agjencisë franceze për Zhvillimin e Turizmit.
Nga hetimi rezultoi se Google kishte zëvendësuar renditjen e agjencisë franceze me kriteret e saj, por kishte përdorur një sistem identik me 1 deri në 5 yje, që kishte rezultuar konfuz për klientët.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur