Eksperti i sigurisë: Mes emigrantëve që do vijnë mund të ketë anëtarë të ISIS

9 Nëntor 2023 | 22:54

Eksperti i sigurisë Ermir Gjinishi tha në “Now me Erla Mëhillin”, se ardhja e emigrantëve nga Afrika mund të sjellë me vete edhe eksponentë të rrezikshëm siç ka ndodhur në vendet e tjera.

Ai tha se shumë anëtarë të ISIS po kamuflohen me këta lloj emigrantësh për t’u shpërndarë nëpër botë dhe shtoi se nuk është kundër bashkëpunimit me partnerët, por kjo duhet të bëhet brena kapaciteteve.

“MEK-u na lëshoi gjithë sistemin e sigurisë në tokë. Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit me partnerët, por brenda kapaciteteve. Në Lampadusa vetëm këtë vit janë kapur 50 eksponentë të ISIS-it, që ishin të infiltruar brenda. Ku do shkojnë ata? Se po zhbëhen në Irak dhe në Siri? Ata do përhapen në botë. Mos harroni se emigracioni është kamuflimi më i mirë për këta njerëz. Ne nuk jemi fare të mbrojtur në këtë pjesë. Kjo historia që kemi disa policë që ruajnë kampin, është histori boshe”,-tha  eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026