“Raportimi më i mirë i vitit”| Çmimi i jepet gazetarit të Euronews, Thimi Samarxhiu
Çmimi “Raportimi më i mirë i vitit” i jepet gazetarit Thimi Samarxhiu.
Gazetari i Euronews Albania u nderua me çmimin e ndarë nga Unioni i Gazetarëve si ‘gazetari i përkushtimit për raportim të kurajshëm’.
“Raportimet e tij nga fronti i luftës Izrael-Gaza-Palestinë pasurojnë traditën e reporterëve shqiptarë për të sjellë realitetin e zhvillimeve ndërkombëtare për mediat dhe publikun shqiptar,” – u shpreh kreu i Unionit, Aleksandër Çipa.
Samarxhiu ftoi dhe operatorin Olti Allmeta me të cilin shkoi për të raportuar nga lufta.
“E thirra jo pa qëllim kolegun Olti Allmeta sepse vërtetë ne dalim në televizor, por po mos të jetë mjeshtëria e këtyre djemve puna jonë nuk ka vlerë. Realisht ka qenë një nga raportimet më të vështira që kam pasur në jetën time. Për këtë dua të falënderoj padyshim Euronews Albania që na mundësoi të shkonim atje. Padyshim familjen time, dy fëmijët e mi, gjysmën time më të mirë dhe të gjithë kolegët gazetarë,” – u shpreh Samarxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në