Basha zotohet se do të anëtarësojë Shqipërinë me të drejta të plota në Bashkimin Europian

16 Shkurt 2021 | 10:57

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot programin për Integrimin, ku u zotua se nëse merr pushtetin do të anëtarësojë Shqipërinë me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

“Për Partinë Demokratike rruga evropiane dhe euroatlantike e Shqipërisë është e pakthyeshme dhe e patjetërsueshme”, u shpreh kryedemokrati.

Ai premtoi se zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu, kryedemokrati tha se në vjen në pushtet, do të angazhohet që brenda 6 muajve të parë të bëjë realitet konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Do të mbrojmë votën nga çdo përpjekje kriminale për deformimin e saj. Partia Demokratike dhe unë angazhohemi të mbajmë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë”, u shpreh më tej kryedemokrati.

Basha u ndal edhe tek PPP-të, për të cilat premtoi se do të merren në në shqyrtim procedurat korruptive.

“Skemat e pastrimit të parave do të goditen”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Basha: Rama ka dështuar të mbajë premtimet, ka vetëm dështime dhe propagandë

Basha uron Kurtin dhe Osmanin për fitoren: Kosova ka sfida të mëdha përpara

‘Vendi ende nën ujë dhe rrugët të bllokuara’, Basha akzuon Ramën se bën vetëm propagandë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026