Ndahet nga jeta dizajneri i Moschino, Davide Renne ishte 46 vjeç

11 Nëntor 2023 | 10:07

Davide Renne, stilisti italian i modës dhe ish-shefi i veshjeve të grave në Gucci, vdiq të premten në Milano në Itali, nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i Moschino. Ai ishte 46 vjeç.

Vdekja e tij u konfirmua nga Aeffe, grupi mëmë i Moschino. Ai me sa duket vdiq nga një atak në zemër, sipas burimeve të njohura me çështjen.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë kohë dramatike,” tha në një deklaratë Massimo Ferretti, kryetari i Aeffe.

Renne, i cili kishte qenë në Gucci për 20 vjet përpara shpalljes muajin e kaluar për rolin e tij të ri në Moschino, kishte punuar për një koleksion debutues që do të shfaqej në Javën e Modës në Milano në shkurt.

Një figurë shumë e dashur në modën italiane dhe krahu i djathtë i ish-dizenjuesit të Gucci, Alessandro Michele, ai kishte folur për entuziazmin e tij që u punësua për një “rol ëndrrash” në krye të një prej emrave më të njohur të modës italiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026