Adriatik Lapaj: Jo njerëzore, policia mbylli sytë për dhunën ndaj 3-vjeçares
Kreu i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ishte kët ëtë premte në “Review” në Euronews Albania ku me tone të ashpra ka dënuar mungesën e veprimit të policisë për rastin e dhunimit të 3-vjeçares në kopsht.
Lapaj tha se gjithnjë i ka mbrojtur personat të cilët mbajnë uniformën e zbatimit të ligjit, por për të është jashtë logjike dhe çnjerëzore që të vijë një rast i tillë si ai i 3-vjeçares dhe të mos merret asnjë masë. Ai tha se është e patolerueshme të bësh korrupsion me jetën dhe shëndetin e një fëmije.
“Ajo që unë dua të gjykojë me shumë forcë, është, ju e dini se sa shumë unë e kam mbrojtur policinë, por është e palogjikshme, është jo njerëzore, është jashtë çdo koncepti që të të vijë një rast i tillë dhe policia të mos hetojë e të mos marrë masa.
Në mënyrë të menjëhershme ta dokumentojë ngjarjen. Bëhet fjalë për fëmijët ta marrë dreqi, ta marrtë e mira. Bëhet fjalë për fëmijën 3-vjeç që mund të ishte fëmija apo nipi jot. Bëhet fjalë se nëse ne jetojmë në një shoqëri kur ti mbyll sytë ndaj dhunës ndaj një fëmije ç’do presësh për fëmijën tënd? Se si ti ia bën këtij fëmije, shoqëria do ta kthej ty.
Nuk mund të bësh korrupsion në kurriz të jetës dhe shëndetit të një fëmije. Kjo t’i çon zorrët deri në fyt. Nuk mundet një punonjës që mban uniformën e policisë së shtetit kurrë të fshehë apo të mbyllë sytë kur dhunohet një fëmijë në këtë republikë, një nënë në këtë republikë, një e moshuar në këtë republikë”, -tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”