Procesi i Vettnigut në Polici/ AMP nis në nëntor seancat e hapura për publikun
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka lajmëruar se po vijon me përparësi punën për zhvillimin e procesit të vettingut për punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Sipas lajmërimit të AMP Përgjatë muajit nëntor 2023, do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut.
Njoftimi i AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon me përparësi punën për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve të përcaktuar nga ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.
Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.
Përgjatë muajit nëntor 2023, do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut.
MB dhe AMP siguron median dhe publikun se procesi i Vetingut vijon në mënyrë të pandërprerë, në zbatim të plotë të afateve të përcaktuara në ligj dhe në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve