Humbi jetën gjatë ndeshjes në Rrogozhinë, gazetari: Golashënuesi më i mirë i sezonit

11 Nëntor 2023 | 16:40

Gazetari i EuroNews, Enriko Gabaj, është shprehur se futbollisti Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë sot në fushën e lojës në Rrogozhinë, nuk e kishte pranuar kurrë që kishte probleme shëndetësore.

Komentet gazetari i bëri gjatë një lidhjeje direkte nga stadiumi në Rrogozhinë ku ndodhi ngjarja, ku tha se i riu ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar dhe se gjatë këtij sezoni kishte shënuar 9 gola.

“Kjo është fusha ku futbollisti humbi jetën dhe momenti i fundit është transmetuar pranë asaj zone rreptësie, kur futbollisti u shemb në tokë dhe u raportua për atak kardiak. Ne aktualisht jemi vendosur në fushën ku më parë ishte një lloj kaosi për atë çfarë ndodhi. Lajmi ka kaluar kufijtë pasi është konfirmuar edhe në shtetin e Ganës.

Më është bërë me dije se edhe atje mediat kanë nisur të raportojnë për humbjen e jetës së 28 vjeçarit. Na është konfirmuar që është hera e tretë që futbollisti shfaqte problem shëndetësore. Më është konfirmuar nga mjekë, të cilët kanë thënë se nëse ai nuk ka shfaqur probleme, mund të vijojë të luajë në skuadrën e re.

Ngjarja tragjike është regjistruar në minutën e 24. Ky futbollist, është informacion më është konfirmuar nga Gana, që ai ka pasur në përdorim një pajisje që quhet defriblator, që normalizon rrahjet e zemrës. Ai nuk e ka pranuar asnjëherë që ai kishte problem me zemrën. Për 10 vite në moshë të re, ai ka qënë pjesë e skuadrave të vogla zinxhir në Ganë.

Ngjarja ka një shpërndarje të madhe, ka një trishtim. Kjo pasi ai kishte fituar dashurinë e të gjithëve. Qetësi vrasëse. Rrogozhina ka njëfarë gjallërie kur ka ndeshje futbolli. Por sot jo. Pasi një qytetar i kësaj bashkie ka humbur jetën. 9 gola, udhëhiqte kampionatin. Golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar gjatë këtij sezoni”, u shpreh gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026