Sali Berisha nga Durrësi: Nuk do të ketë paqe në parlament
Sali Berisha nisi të shtunën një tur takimesh me strukturat e partisë demokratike. Me sloganin “Opozita në aksion” Berisha foli edhe rreth qëndresës në parlament ku tha se nuk do të ketë paqe deri në plotësimin e kërkesave të opozitës.
Nga Durrësi, Sali Berisha nisi një tur takimesh me strukturat e Partisë Demokratike. Me sloganin “Opozita në aksion” Berisha deklaroi përpara mbështetësve të tij se sot nis aksioni i fitores.
“Sot, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi. Ne të parën nuk e bëjmë kurrë, të dytën do e bëjmë,” – tha ai.
Berisha foli edhe rreth aksionit opozitar, ku deputetët mbështetës të tij nuk po lejojnë zhvillimin normalë të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.
“Ose do e hetojmë atë, ose nuk ka paqe në parlament. Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta