“Berisha po dërgon sinjal për ndërkombëtarët”, Bejko: Ja ç’po pret nga SPAK-u

11 Nëntor 2023 | 11:39

Roland Bejko ishte këtë të shtunë në Euronews Albania ku tha se kryeministri Rama po e ndihmon ish-kryeministrin Berisha që ky i fundit të bëjë atë që do, të shkaktojë trazira në parlament dhe të japë sinjale për ndërkombëtarët.

Sipas  Bejkos, Berisha po përpiqet të shmangë shkuarjen në SPAK me qëllimin që të merret me forcë në hetuesi, pasi kështu do të ketë mundësinë edhe që të viktimizohet.

“Rama i ka dhënë mundësinë Berishës që të dali në fushën e lojës së politikës, të bëjë atë që do. Të krijojë trazira dhe të dërgojë sinjale të forta te ndërkombëtarët, që nëse ju thelloni hetimin e çështjes “Partizani” ai do mund të destabilizojë jo vetëm Shqipërinë, por rajonin.

Rama po ndihmon Berishën sepse ai ka që nga dita kur SPAK-u mori vendimin për ta privuar nga lëvizja jashtë vendit, e nga ana tjetër e ka detyruar që të paraqitet. A do shkojë si Çeçua. ai do që ta përshkallëzojë, që ta marrin me forcë që të dali si viktimë. Të dalë viktimë dhe hero njëkohësisht.

Ai ka një muaj që i kërkon Ramës, dhe i kujton se pas Berishës e ka radhën Rama. Se këta janë trekëndëshi i Bermudës.Është krijuar si perceptim edhe në publik që po ra njëra brinjë e trekëndëshit të Bermudës bie edhe tjetra”,-tha Roland  Bejko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026