Nis vaksinimi në RMV, dozave të siguruara nga Serbia do t’i shtohen dhe 200 mijë nga Kina
Në Maqedoninë e Veriut po bëhen përgatitjet e fundit për vaksinimin anti-COVID që duhet të nisë të mërkurën.
Janë bërë gati ekipet që do të jenë të angazhuara për të aplikuar vaksinat. Në fillim do të vaksinohen punonjësit shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
[
cite_header=Ne jemi personel mjekësor nga pikat e vaksinimit. Për vite të tëra bëjmë këtë punë dhe mund të them që jemi të gatshëm ta realizojmë vaksinimin anti COVID. Kishim trajnime edhe për përgatitjen edhe për ruajtjen e kësaj vaksine pasi deri më tani nuk kemi pasur vaksinë që duhet ruajtur në minus 70 gradë Celsius. Kishim trajnim edhe për shkrirjen e vaksinës edhe për të gjitha gjërat e tjera. Jemi krejtësisht të përgatitur. Kemi dy ekipe me nga tetë infermierë dhe nga dy mjekë. Do punojmë në dy turne.
cite_author=Marjana Kojçeva
cite_description=Mjeke nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup
]
Maqedonia e Veriut për momentin ka 4680 vaksina nga kompania Pfizer, të mara nga Serbia. Me këto doza do të nisë vaksinimi i punonjësve shëndetësor të klinikës për sëmundje infektive.
Për shkak të numrit të vogël të dozave që posedojnë autoritetet shëndetësore do të jetë vetëm një pikë që do të shërbejë si qendër vaksinimi.
Autoritetet theksojnë se pasi të mbërrijnë 200 mijë dozat e vaksinës kineze, do të shtohen 35 qendra të tjera me qëllim vaksinimin e rreth 70% të popullatës.
Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 800 mijë dozave nga Pfizer dhe rreth 170 mijë vaksinave nëpërmjet sistemit Covax.
Lexoni gjithashtu:
Serbia i dhuron vaksina RMV-së, presidenti Vuçiç i dorëzon 4860 doza të ‘Pfizer’ kryeministrit Zaev
Bie numri i infektimeve me COVID-19 në RMV, shqetësuese rastet fatale
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë