Analisti Demhasaj rendit arsyet pse LDK mori pak vota në zgjedhje

17 Shkurt 2021 | 07:17

Analisti Arton Demhasaj në Euronews Albania e klasifikoi Vjosa Osmanin si personin dhe gruan më të votuar ndonjëherë në Kosovë.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 14 shkurtit, zoti Demhasaj tha se zonja Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, duke ia kaluar edhe partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK ka dëmtuar vetën me veprime të caktuara. Veprimet që e ka dëmtuar më shumë është koha kur prishi koalicion me Vetëvendosjen dhe shkarkoi qeverinë me Kurtin dhe formoi një të re”, u shpreh zoti Demhasaj.  

Ai theksoi se edhe shkarkimi i Osmanit si nën-kryetare e LDK-së, pati ndikimin e vet në elektorat.

Si arsye tjetër pse LDK dhe PDK morën pak vota në zgjedhje, analisti u shpreh se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisjet e tyre.

“Tani ka mbetur Kurti për t’u provuar në pushtet”, përfundoi analisti.

Lexoni gjithashtu:

Letra e Biden, ministri i Mbrojtjes: Rikonfirmoi zotimet amerikane që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare

Transparenca në procesin zgjedhor, nis publikimi i formularëve me votat e kandidatëve në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026