Ekspozita “Paris je T’aime”, Kostandini ‘sjellë’ Parisin në Korçë me punimet e tij
Anastas Kostandini, Piktori i njohur pogradecar ka sjell Parisin në Korçë. Ai ka ekspozuar në 45 veprat e tij të të punuara në kryeqytetin francez. Taso rrëfen se Parisi është qyteti i tij i ëndrrave që kur nisi të vizatojë , kjo edhe për shkak të emrave të mëdhenj të pikturës atje.
“Parisi ka qenë ëndrra ime që kur kam qenë i ri. Ne kemi jetuar me artin e madh të Parisit, me qytetërimin qe vinte nga ai vend dhe ajo ishte ndjenja e lirisë por ne nuk kishim mundësi kurrë, të shkonim atje e të shihnim pikturë me sy.
Pas demokracisë më është dhënë rasti, e nëpërmjet vajzës mësoj misteret e Parisit. Veç kryeqytetit të vendit tonë, e quaj kryeqytetin e artistëve Parisin. Është një destinacion jo vetëm shpirtëror por edhe human e intelektual”- Anastas Kostandini, piktor.
“Për të treguar që lufta e parë botërore dhe prezenca e Francës këtu me ushtrinë, sigurisht qendra ka qenë në Korçë por gjithë rajoni i juglindjes përfshi këtu dhe Pogradecin, ka qenë territore në administrim të përkohshëm të ushtrisë franceze. Kam pikturuar dy skena, njëra prej të cilave është ushtria franceze me bandën në Pazarin e Vjetër të Pogradecit duke luajtur Marsejezën. Është situatë paqe, nuk flitet për luftë”-theksoi Kostandini.
Anastas Kostandini është nga piktorët me të njohur në vend e gjatë jetës së tij artistike ka hapur shumë ekspozita, ku gjithmonë vihet re një frymë franceze. “Paris Je T’aime” është ekspozita që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të artdashëve korçare e pogradecarë por e më shumë se kaq.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta