OKB: Tre infermierë janë vrarë në spitalin Al-Shifa pas bombardimeve
Tre infermiere në Al-Shifa thuhet se janë vrarë pasi “bombardimet dhe përleshjet e armatosura” rreth spitalit janë intensifikuar, thotë OKB.
Në një përditësim të dielën, OKB thotë se infrastruktura kritike në spital është dëmtuar gjithashtu duke përfshirë një strukturë të gjenerimit të oksigjenit, rezervuarët e ujit dhe një pus, objektin kardiovaskular dhe repartin e maternitetit.
Izraeli ka akuzuar më parë Hamasin për funksionimin e një qendre komanduese nëntokësore nën vendin e spitalit më të madh të Gazës, gjë që Hamasi e mohon.
I pyetur nëse Hamasi po vepronte brenda Al-Shifa, kreu i kirurgjisë së spitalit Dr Marwan Abu Saada tha se akuzat ishin një “gënjeshtër e madhe”.
“Ne jemi civilë. Unë jam mjek-kirurg. Ne kemi staf mjekësor, kemi pacientë dhe njerëz të zhvendosur. Asgjë tjetër.”
Ditët e fundit zona rreth Al-Shifa në veri të Gazës ka përjetuar luftime të ashpra, me Izraelin që akuzohet se ka sulmuar drejtpërdrejt spitalin.
Ushtria izraelite thotë se po operon në zonën e spitalit, por mohon të ketë sulmuar objektin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)