Kurti: Fqinjët e Serbisë nuk janë të sigurt, kjo të merret parasysh në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetet fqinje nuk mund të ndihet të sigurta nga Serbia, derisa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian
I pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris se cilat janë qëllimet e Serbisë karshi Kosovës, Kurti theksoi se “ndarja e saj, apo kompensimet territoriale.”
“Fqinjët e Serbisë, për sa kohë që nuk janë pjesë e BE-së, nuk janë të sigurt nga Serbia, dhe kjo duhet të merret parasysh në Bruksel. Ata janë të inatosur me shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë menduar se mund ta shkatërrojnë dhe ta marrin gjysmën e saj, nuk doli ashtu”, tha Kurti.
Kosova e ka akuzuar Serbinë për “tentim aneksimin e veriut të Kosovës”, pas një sulmi nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues. Serbia i ka mohuar akuzat, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.
Kryeministri i Kosovës Albin Kuti tha se përkundër dështimit të projektit për shkëmbim të territoreve, ideja ende mbetet e gjallë.
“Mendoj se, në njërën anë, ata Serbia duan të shohin ndarjen e Kosovës, do të donin kompensime territoriale për gabimet e tyre, por nuk është e mundshme”, tha Kurti në Paris
“Njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës, këmbimin e ndryshimin e kufijve është shumë e vështirë për ta që të braktisin këtë nostalgji e trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike e evropiane”, tha ai.
Kurti beson se arsyeja pse Kosova nuk e ka marrë ende statusin e kandidatit ka qenë mungesa e liberalizimit të vizave deri tani, të cilin Komisioni Evropian (KE) e miratoi në fillim të këtij viti, para se të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Ne nuk kemi alternativë tjetër, Evropa është kontinenti jonë, BE-j është e ardhmja jonë dhe ne duam të përfitojmë dhe kontribuojmë në BE”, shtoi Kurti.
Rruga e Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu i saj me Serbinë, njoftuan javën e kaluar zyrtarët evropia
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus