Drejtori i Shëndetit Publik në RMV sqaron si do të vijojë procesi i vaksinimit atje
Ditën e mërkurë nis vaksinimi në Maqedoninë e Veriut.
Shaban Memeti, drejtor i Shëndetit Publik në RMV tha se të parët që do të vaksinohen në ditën e parë të këtij procesi janë punëtorët shëndetësor të Shtëpisë së Shëndetit.
Gjithçka do të zhvillohet në një spital të improvizuar për COVID-19 në Shkup ku do të ketë gjithsej shtatë stacione pune që do të punojnë nga ora 08:00-20:00.
“Ditën e parë do të vaksinohen 260 punonjës shëndetësor nga gjithsej 4000 të cilët janë paraqitur për vaksinim, flasim për punonjës kryesisht të qendrave COVID,” – u shpreh Memeti duke sqaruar se për çdo person që merr dozën e parë do të rezervohet dhe doza e dytë.
Drejtor i Shëndetit Publik tregoi se nuk ka afat për mbërritjen e vaksinave kineze në RMV por besohet se mund të vijnë deri në fund të shkurtit, ndërkohë theksoi se 105 mijë vaksina pritet të mbërrijnë nëpërmjet sistemit COVAX.
Siç tha dhe Memeti në Maqedoninë e Veriut është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të të prekurve me COVID dhe e shkallës së vdekshmërisë, kjo krahasuar me muajt e fundit të vitit 2020.
Epidemiologët besojnë se 30% e popullsisë mund të kën fituar një imunitet kolektiv.
Lexoni gjithashtu:
Nis vaksinimi në RMV, dozave të siguruara nga Serbia do t’i shtohen dhe 200 mijë nga Kina
Serbia i dhuron vaksina RMV-së, presidenti Vuçiç i dorëzon 4860 doza të ‘Pfizer’ kryeministrit Zaev
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi