Sherr i dhunshëm në një lokal në Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Një sherr i dhunshëm mes dy personave ka ndodhur në një lokall në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht shtetasit G. B., 37 vjeç dhe T. B., 51 vjeç, të cilët në ambientet e një lokali janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike.
Materialet në ngarkim të tyre u referuan në prokurori ku do të vijojnë hetimet e mëtejshme në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 37 vjeç dhe T. B., 51 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në ambientet e një lokali, kanë prishur qetësinë publike, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngacmoi seksualist të miturën, lihet në burg 59-vjeçari. Çfarë deklaroi në gjyq
- Identifikohet gruaja e pajetë në plazhin e Durrësit, policia: Dyshohet se u mbyt
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona