Anulimi i mbledhjes së KKIE, Tabaku: E pafalshme nëse do të kishte skena dhune
Përplasjet e fundit në parlament të opozitës kanë bërë që të anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit e planIfikuar për t’u mbajtur këtë fillim jave. Kryetarja e këtij Këshilli, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat deklaroi se këtë vendim ia ka përcjellë edhe të ngarkuarit me punë të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Në këtë mbledhje do të prezantohej Progres-Raporti i BE për Shqipërinë.
“Unë u detyrova sepse për mua do të ishte e pafalshme nëse do të kishim skena të papërshtatshme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke nisur edhe nga incidentet e ditës së premte dhe e kisha të pamundur që ta parashikoja sesi do të zhvillohej mbledhja. Unë mendoj se procesi i integrimit ne duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë, për këtë arsye u detyrova, i kërkova ambasadorit ditën e premte kur më dorëzoi raportin që të më mirëkuptonte, i kërkova njëkohësisht dhe zotit Gogu nëse ishte mundur ta anulonim mbledhjen”, tha Tabaku.
Për Tabakun, me mos zhvillimin e këtij takimi palët humbën mundësinë për të diskutuar për disa nga problematikat e ngritura në progres-raport.
“Duke humbur një mundësi për të pasur një debat që është bërë praktikë të hapur për raportin e progresit të Shqipërisë të publikuar gjatë javës së shkuar si dhe planin e rritjes”, tha Tabaku.
Duke u ndalur tek progres-raporti, Tabaku tha se në të nuk tregohej asnjë vlerësim për procesin e Integrimit. Po ashtu, Tabaku deklaroi se në progres-raport theksohet edhe që ka pasur mungesë të jetës parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut