GJKKO kërkoi kontakt me Berishën, shkresa kthehet mbrapsht. Çfarë ishte shkruar
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i dërguar letër përmes shërbimit postar.
Por sipas burimeve nga GJKKO, bëhet me dije se letra është kthyer mbrapsht me nënshkrimin “Refuzuar”.
Gjithashtu bëhet me dije se letra i janë dërguar edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.
Berisha është nën hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku akuzohet për korrupsion.
Njoftimi i GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.
Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati Beqiri: Çfarë ndodh nëse Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë
- “Detyrim paraqitjeje për Sali Berishën”, reagon Bardhi: SPAK shkeli Kushtetutën
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës