Avokati Beqiri: Çfarë ndodh nëse Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë
Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi dosjen e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha, si dhe u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Avokati tha se në momentin që Berisha do të thirret në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë ai duhet të shkojë patjetër, pasi mund t’i caktohet një masë më e rëndë sigurie.
“Berisha do jetë me se s’bën sot në gjykatë se po nuk shkoi merret masë tjetër sigurie. Do vejë se s’bën.
Masa e sigurimit ka afat, nuk është e njëjta me masën e arrestit. Kur jepet masa e arrestit është afati 72-orë, të cilin nuk mund ta tejkalosh. Po e tejkalove duhet ta lirosh personin. Për “Detyrim paraqitje” apo “Garanci pasurore”, kjo nuk lidhet me afat, mund ta thërrasin dhe nesër ose pasnesër”, tha Beqiri.
Në lidhje me dosjen, avokati tha se ka dhe ministra të tjerë, të kabinetit Berisha të cilët kanë firmosur në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportive “Partizani”.
“Për sa i përket dosjes aty me sa lexuan duket se ëhstë një aferë e hapur dhe e provuar. Problem është te ndërtimi i akuzës. Del përgjegjësia e mundshme ministrit të Ekonomisë, të Financave të Mbrojtjes. Sikurse dalin përgjegjësi edhe të të tjerëve nga kthimi dhe kompensimi i pronave. 20 komplekse sportive ka Shqipëria dhe asnjë prej tyre nuk mund të privatizohet. Edhe nëse je pronar duhet të kompensohesh se nuk e merr dot”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë