Zhurmat/ Balla zbulon për çfarë janë dakordësuar 3 ministri: Cënojnë sigurinë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se në koordimin me 2 ministri të tjera, kanë rënë dakord që të adresojnë shqetësimin lidhur me zhurmat e ndryshme, përfshi ato nga mjetet piroteknike dhe ato në lokalet e natës.
Gjatë një konference për mediat bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Balla tha se ata kanë rënë dakord për miratimin e një udhëzimi të përbashkët që do i hapë rrugë plotësimit të kuadrit rregullator.
Ai shtoi se në kuadrin rregullator do të përcaktohet niveli maksimal i zhurmave të lejuara për çdo ambient.
“Dua të informoj se kemi dakordësuar të tre ministrat për të adresuar një shqetësim mbarë-qytetar që lidhet me nivelin e zhurmës në mjediset dhe ambientet e përbashkëta që jetojmë. Janë çështje që vit pas viti janë munduar të adresohen nga të gjitha institucionet. Jemi dëshmitarë të faktit që Shqipëria ka përmbyllur një sezon turistik tepër të suksesshëm.
Zhurmat në mjedis, përfshi ato të përdorimit të lëndëve piroteknike, përbëjnë cënim të rendit dhe sigurisë publike. Cënojnë edhe imazhin e turizmit tonë në sytë e vizitorëve të huaj. Miratimi i një udhëzimi të përbashkët është hap i rëndësishëm në plotësimin e kuadrit rregullator, pasi përcakton qartë nivelin e zhurmës në një mjedis të caktuar.
Përmes këtij udhëzimi sot ne përcaktojmë nivelet kufij të zhurmave që duhet të respektohen nga gjithë qytetarët”, është shprehur Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset