Biden telefonon kryeministrin e izraelit, “Kërcënimi Iranian” një ndër temat
Një nga telefonatat më të fundit që ka bërë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që nga marrja e detyrës, është ai me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Ky lajm është bërë i ditur nga të dyja palët, mes deklaratave për shtyp, por edhe në rrjetet sociale.
Dy udhëheqësit kanë diskutuar për një orë rreth disa temave të caktuara.
Mediat izraelite kanë cilësuar se biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore. Gjithashtu dy liderët kanë theksuan se do të angazhohen për të punuar së bashku për forcimin e aleancës mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Dy pika të tjera që janë prekur janë edhe “Kërcënimi iranian” rreth zhvillimit të armëve bërthamore, si dhe mundësinë që Izraeli të arrijë një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve me kombet arabe.
Kryeministri izraelit ka pasur lidhje të ngushta me administratën e mëparshme amerikane të ish-presidentit, Donald Trump.
Duhet theksuar se kryeministri izraelit ka pasur një lidhje të ngushtë me administratën e mëparshme amerikane të ish-presidentit, Donald Trump.
Ndërkohë, përpara se të bëhej kjo lidhje telefonike gazetarët i janë drejtuar Shtëpisë së Bardhë duke i bërë pyetjen se përse Biden priti kaq gjatë për të telefonuar Netanyahun, ndërsa foli me rreth një duzinë udhëheqësish të tjerë botërorë
Sekretarja e shtypit, Jen Psaki, cilësoi se “Vonesa s’ka lidhje. Ai do të flasë së shpejti me të”.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump