Rama viziton shkollën në Peshkopi: Arsimi profesional, jo vetëm për nxënësit e dobët
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë në shkollën e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, në Peshkopi, ku pa nga afër punën e kryer për rikonstruksionin e e këtij institucioni.
Shkolla e mesme ofron kushte të mira për 300 nxënës të profileve të ndryshme si hoteleri-turizëm, informatikë, ekonomik, por edhe për stafin e mësuesve të kësaj shkolle.
Në bisedën me mësuesit, Kryeministri Rama theksoi se shkollat profesionale mund t’i zgjedhin të gjithë nxënësit, pavarëisht rezulateve të tyre. “Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz, – shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, – por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep.” – u shpreh Kryeministri Rama.
“Shkollë profesionale që nuk ka pasur rikonstruksion ndonjëherë. Nuk ka patur ndonjëherë këtë pamje, këtë qasje dhe këtë vëmendje. Shumë faleminderit! – u shpreh drejtuesja e shkollës, e cila tha se aktualisht shkolla ka rreth 300 nxënës, një shifër që ka tendencë të rritet me prurjet e reja të nxënësve nga gjimnazet. “Dje që kontrolluam sistemin janë rreth 60-70 nxënës që kanë kaluar nga gjimnazet në arsim profesional. Në total interesimet kanë arritur në 300, si shprehje interesi. Tani po punojmë që të kthehen në aplikime në sistemin dixhital, pra çdo nxënës ka mundësinë që të transferohet nga gjimnazi deri në fund të dhjetorit përmes aplikimit në e-albania. Është shumë e thjeshtë mund të transferohen dhe të vazhdojnë mësimin dhe të marrin një kualifikim profesional.” – shpjeguan mësuesit.
Shkolla frekuentohet, jo vetëm nga të rinjtë e qytetit, por edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)