Mbi 1100 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, 17 persona humbën jetën

18 Shkurt 2021 | 17:05

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1112 raste të reja me COVID-19 në 3935 testime. Ministria e shëndetësisë bëri me dije se 17 persona humbën jetën për shkak të virusit, ndërsa 736 persona i janë nënshtruar procesit të vaksinimit.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1112

Të shëruar në 24 orë      991

Të shtruar në spitale      594

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore                3935

Testime totale           428,654

Raste pozitive            96,838

Raste të shëruara      60,675

Raste Aktive               34,546

Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20973

Fier     2827

Vlorë      1802

Durrës    1782

Shkodër  1454

Elbasan   1148

Lezhë   1005

Korçë   988

Berat       980

Gjirokastër 843

Kukës   420

Dibër    324

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026