Lajçak për diskutimet me kryenegociatorët në Bruksel: Ishin të frytshme

16 Nëntor 2023 | 20:21

Sot është mbajtur raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Me këtë rast nuk pati takim trepalësh, ndërkohë që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimet e ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026