Irena Toçi: Çmimet në panair janë rritur këtë vit, ishte e pashmangshme
Botuesja Irena Toçi ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur për botimet e reja të shtëpisë botuese Toena, të cilat janë sjellë këtë vit në panairin e 26 të librit.
Ajo tregoi gjithashtu se shumë lexues në panair, shkojnë e vizitojnë stendën disa herë pasi nuk dinë kë të marrin më para, ndërsa theksoi se çmimet e librave janë rritur.
“Nuk vijnë njerëz që nuk lexojnë nëpër stenda, në përgjithësi vijnë dy, tre, katër herë, sepse nuk dinë çfarë të zgjedhin më parë. Ky është dyzimi në panair.
Ti shkon vëzhgon, të tërheq çdo gjë por pastaj nuk ke mundësinë ti marrësh të gjitha dhe fillon të bësh lista apo foto që të mos harrosh.
Çmimet e librave këtë vit janë rritur, nuk mund të bëjmë ndryshe sepse edhe kostot kanë ndryshuar shumë, por ne u ofrojmë gjithmonë mundësinë që ata të kenë zgjedhje në blerjet e tyre. U ofrojmë çmime sa më të ulëta dhe mundohemi të jemi sa më të kujdesshëm”,-tha Irena Toçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:20 Sulmi me bombë në Monako, shënjestra e atentatit oligarku ukrainas. Plagoset partnerja dhe djali i tij
- 09:14 Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga
- 09:02 Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj
- 08:59 Përmbyset minibusi në Rusi, plagosen 5 persona, përfshirë fëmijë
- 08:57 Irani përgatit ceremoninë më të madhe shtetërore mortore në histori për Ajatollah Ali Khamenein
- 08:48 Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv