English

Zeko: Kualifikimi i Shqipërisë, një ‘medalje e artë’ për trajnerin Sylvinho

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarja Enkelejda Zeko është shprehur se kualifikimi i Shqipërisë në kampionatin europian do të ishte një arritje e madhe edhe për vetë trajnerin Sylvinho.

- Advertisement -

Komentet Zeko i bëri përmes një lidhjeje në “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se Sylvinho nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe me pjesëmarrje në këto kompeticione si Europiani dhe Botërori dhe pikërisht për këtë arsye, kualifikimi i Shqipërisë do të ishte për të një “medalje e artë”.

Ajo shtoi gjithashtu se sot Kombëtarja e Shqipërisë duhet të luajë me shiritin e zi për vdekjen e futbollistit ganez të Egnatias, Raphael Dwamena.

“Ngjyra e kuqe është ngjyra e Kombëtares, e zemrës. Sot jemi entuziast se do të arrijmë minimalisht një pikë, për të arritur kualifikimin. Silvinjo e ka marrë me shumë seriozitet ndeshjen, edhe pse Moldavia nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi.

Nëse arrijmë të marrim pikë të plotë në ndeshjet e mbetura, do të jemi të parët në grupin tonë, duke pasur edhe ndeshje më të lehta më pas. Grupi është gati, grupi është i plotë. Me kë skuadër tjetër do të kualifikohej në Europian Silvinjo. Nuk kishte një CV të madhe, nuk kishte eksperiencë me pjesëmarrje në europian. Ka filluar shumë pak si trajner, por është energjik dhe ky ishte shanc edhe për të për të qenë në një event kaq të madh.

Trajnerët që kanë drejtuar skuadrën tonë, nuk kanë CV të pasur me pjesëmarrje në Europian dhe Botëror. Shanci i madh për De Biazin dhe Sylvinjon që do të shkojnë në Europian. Edhe në aspektin profesional për Sylvinjon është medalje e artë.

Sot Kombëtarja e Shqipërisë duhet të luajë me shiritin e zi për vdekjen e futbollistit ganez të Egnatias, Raphael Dwamena”, u shpreh Zeko.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?