Ryshfeti dhe korrupsioni në shëndetësi, mjekja Marsela Ceno: Si mund të shmanget

18 Shkurt 2021 | 18:44

Fenomeni i korrupsionit dhe mitmarrja në spitalet shqiptare është kthyer në problem të përditshëm dhe tepër shqetësues për shoqërinë tonë. Mjekja shqitare, e cila punon në Gjermani, Marsela Ceno, tha për Euronews Albania se kjo problematikë në vendin tonë është prezente prej 30 vitesh.

Sipas saj, sistemi shëndetësor ka në bazë mitmarrjen, që fillon nga procesi i përgatitjeve të mjekëve, caktimin e specializimeve dhe deri tek hallka e fundit te shërbimi ndaj pacientëve.

“Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka një sëmundje kronike, e cila ka filluar para 30 vitesh, por shumë e theksuar në dhjetë vjeçarin e fundit. Sistemi ka në bazë mitmarrjen, qoftë në nivelin e përgatitjes së mjekëve, ashtu dhe në procesin e shpërndarjes së specializimit dhe deri tek hallka e fundit, shërbimi ndaj pacientëve. Kjo tregon dobësinë e sistemit në tërë vendin. Ky është një problem kronik tashmë”, tha ajo.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti mjeken se si mund të luftohet fenomeni i korrupsionit dhe ryshfeti në institucionet spitalore, për këtë znj. Ceno listoi disa zgjidhje.

“Ngritja e pagës, krijimi i një sindikate që përfaqëson mjekun dhe mbron interesat e tyre, sigurinë e tyre, dhe përmirësimi i infrastrukturës do të rrisnin performancën e mjekëve në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se një ndër arsyet, të cilat i shtyjnë mjekët shqiptarë të lënë Shqipërinë është pasiguria që ato hasin në vendet e tyre të punës.

 “Arsyeja kryesore e largimit të mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë është pasiguria e tyre në punë, mungesa e mbrojtjes së tyre nga shteti apo institucionet përgjegjëse”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026