“Kanabis në banesë”/ Arrestohet 32-vjeçari, theu xhamat e një lokali në Elbasan
Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali për motive të dobëta.
Pas kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia njofton se janë gjetur dhe disa fara kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shushicë ishin thyer me sende të forta xhamat e një lokali, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore rezultoi se shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.
Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë