Librat me përmbajtje fyese për shqiptarët në RMV, zv.kryeministri Grubi: Do të tërhiqen nga procesi mësimor

19 Shkurt 2021 | 07:10

Librat shkollorë që fyejnë shqiptarët e që kanë gabime të tjera përmbajtjesore dhe drejtshkrimore, do të tërhiqen nga procesi mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur zëvendëskryeministri Artan Grubi, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Arsimit, Milla Carevska.

Vendimi pasoi reagimet në opinion lidhur me përmbajtjen e librit të gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme, ky ka fyerje për prejardhjen e shqiptarëve.

“Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë [së Veriut] e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit”, thuhet në një njësi mësimore të këtij libri.

Aty, shqiptarët po ashtu paraqiten si “okupatorë të Maqedonisë Perëndimore”, ndërsa në një njësi tjetër, Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia e Veriut.

Ne një njoftim pas takimit zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkruan se “Në takim jemi pajtuar që, në përputhje me Ligjin për librat shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, të shqyrtohen dhe korrigjohen të gjitha parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore, duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme”.

Tërheqja e librave me përmbajtje fyese është paralajmëruar edhe nga kryeministri i këtij vendi, Zoran Zaev, por ai ka thënë se librat nuk do të mund të largohen nga përdorimi pa u miratuar dhe botuar tekstet e reja shkollore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026