Çështja Beleri, avokati: Dëshmitari pranoi se është paguar, prokuroria s’dinte gjë
Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se në seancën e kaluar dëshmitari kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës pranoi se është paguar.
Sipas tij, prokuroria nuk ishte në dijeni për këtë pagesë të paligjshme.
“Në seancën e kaluar, dëshmitari pranoi se është paguar, pas dy orësh pyetje. Kjo është një shkelje shumë e rëndë. Edhe Prokuroria nuk e dinte këtë pagesë të paligjshme, e pranoi dhe vetë Prokuroria që nuk kanë pasur dijeni për atë lloj pagese dhe shefi i policisë e pranoi, pavarësisht se dhe ai në bazë të ligjit nuk duhet ta dinte sepse s’e ka dhe gradën për ta ditur këtë lloj informacioni, kështu që procesi u fut në një rrugë që…këta dëshmitarë janë dënuar disa herë për krime shumë të rënda, madje ky ka qenë i dënuar në Durrës për vjedhje banesash,” – u shpreh Gjyzari.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin