”Vendi drejt një katastrofe, s’ka transparencë me vaksinat”, Meta kërkon ndryshime në buxhet për shëndetësinë

19 Shkurt 2021 | 10:18

Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendi rrezikon të ketë një katastrofë epidemiologjike sa i përket situatës së pandemisë në vend, pasi qeveria nuk ka marrë masat e nevojshme.

Kreu i shtetit gjatë konferencës së përjavshme theksoi se nuk ka transparencë në procesin e vaksinimit dhe nuk mund të ketë ndarje klasore në këtë proces. 

Sipas tij, ndarja klasore është një skemë tipike që zbatohet nga diktatorët.

“Kriteret e ndarjes klasore për të marrë këtë shërbim jetik janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët të përballen me çmimet kaq të larta të testimeve. Nuk mund të lihen qytetarët në banesë të cilët shpenzojmë shumë”, tha kreu i shtetit. 

Presidenti theksoi më tej se tani është koha për të rishikuar edhe buxhetin e shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë duke investuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete në sektorët më të nevojshëm.

Ai nënvizoi më tej se qeveria duhet që përveç sektorit të shëndetësisë të mbështesë edhe biznesin, i cili është dëmtuar shumë gjatë periudhës së pandemisë.

Lexoni gjithashtu:

Meta për Euronews Albania: Kam informacione se po tentohet që të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026