Meta për Euronews Albania: Kam informacione se po tentohet që të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit

19 Shkurt 2021 | 10:58

Presidenti Ilir Meta konfirmoi për Euronews Albania se ka përpjekje dhe tentativa që në zgjedhjet e 25 prillit të preket vota e qytetarëve.

Meta tha për gazetarin Ardit Hoxha se si kreu i shtetit do të marrë masat që çdo votë e qytetarëve të mos preket dhe u zotua se nuk do të ketë manipulime. 

“Informacionet ju i keni të tërë, unë kam edhe më shumë se ju për shkak se ato vijnë edhe kryqëzohen. Unë do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës dhe në transparencë të plotë me gjithë opinion publik. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe të bindur se vullneti i tyre do të numërohet edhe garanci për këtë jap unë si president dhe i gjithë popullit shqiptar do të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet”, tha kreu i shtetit.

Ai theksoi se kushdo që iu bën presion qytetarëve, apo jep para për votën, nuk është udhëheqës, por po tenton që të shkatërrojë demokracinë.

“Mesazhi im është se kush ju bën presion, ju poshtëron më vendin e punës, më bukën e gojës, apo t’ju blejë sa një dhi, qoftë edhe sa një lopë ai është armiku juaj, nuk mund të jetë udhëheqësi juaj, sepse kërkon që të shkatërrojë demokracinë”, përfundoi ai.  

Lexoni gjithashtu:

”Vendi drejt një katastrofe, s’ka transparencë me vaksinat”, Meta kërkon ndryshime në buxhet për shëndetësinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026