Punime në rrjet, OSHEE njofton ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka njoftuar se disa zonë të Tiranës do të jenë pa energji elektrike në disa fasha orare në datat 20-25 nëntor.
Përmes një postimi në Facebook, OSHEE njofton se shkëputja e energjisë do të bëhet nga ora 09:00-15:00, për shkak të kryerjes së remonteve në disa fidera që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio, Selitë, Vorë, Traktora, Mëzez dhe Valias.
Njoftimi për abonentët e Tiranës nga OSHEE
Stakim, 20-25 nëntor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 20-25 nëntor OSSH #Tiranë do të kryejë remont në disa fidera që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio, Selitë, Vorë, Traktora, Mëzez dhe Valias.
Remontet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-15:00. Më poshtë datat e remonteve dhe zonat që do të kenë kufizim të energjisë elektrike:
20 nëntor
Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, “Rruga e Barrikadave”, Rruga “Qemal Stafa”, rruga “Hoxha Tahsim”, Shkozë, rruga “Ali Demi”, zona pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona pranë maternitetit të Ri, Prezë, Vorë
21 nëntor
Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Kushtrimi i Lirisë”, Rruga “Bardhyl”, zona pranë qendrës “17 Nëntori”, Kryegjyshata, eeuga “Pashko Hysi”, zona pranë kompleksit sportiv “Ali Demi”, Gjokaj, Vorë, Tufinë, Fushë-Mëzez, Valias, Kamëz,
22 nëntor
Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Ali Demi”, rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë fakultetit të Mjekësisë, rruga “Bajram Curri”, rruga “Selaudin Zorba”, rruga “Don Bosko”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Tufinë, Fushë Mëzez, Valias, Kamëz.
23 nëntor
Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, Rruga “ Gjon Pali II”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Xhezmi Delli”, rruga “Bardhyl”, rruga “Gogo Nushi”, rruga “Riza Cërova”, rruga “4 Dëshmorët”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Paskuqan, Fushë Mëzez
24 nëntor
Pjesërisht: Rruga “Gjon Pali II”, Rruga “Thanas Ziko”, qyteti “Studenti”, GjokaJ, Vorë,
25 nëntor
Pjesërisht: rruga “Met Sallaku”
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar