Vota e emigrantëve, ministri Majko i kujton afatet KQZ-së: Zbatoni ligjin

19 Shkurt 2021 | 15:59

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh besimplotë se KQZ-ja do të arrijë të krijojë kushtet, që emigrantët shqiptarë të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë deklaratë z. Majko e bëri në një intervistë të dhënë për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu.

“Është herët për të nxjerrë konkluzione, jemi në pritje të vendimmarrjes së të KQZ. Unë jam shpresëplotë, asnjëherë nuk mendoj se fundorja është thënë dhe besoj se KQZ arrin ta kuptojë që pas 20 shkurtit, ai do jetë në shkelje të ligjit”, tha Majko.

Pavarësisht se nesër është afati i fundit për t’u shprehur, Majko thotë se KQZ-ja nuk i ka bërë ende gati aketet nënligjore për votën e emigrantëve. Sipas Majkos, KQZ-ja nuk duhet ta konsiderojë vetën si forum partiak, por si institucion, i cili duhet t’i përmbahet parashikimeve dhe dispozitave ligjore.

“Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor është realizuar nga pikëpamja ligjore e gjithë procedura. Por Kodi Zgjedhor ngarkon në mënyrë specifike Gjykatën Supreme dhe e detyron KQZ të nxjerrë aktet nënligjore, KQZ këtë s’e ka bërë akoma. Unë shpresoj që KQZ t’i kthehet ligjit dhe jo partive. Mendoj se KQZ nuk duhet ta konsiderojë veten si forum partiak, KQZ e ka punën e vet, partitë kanë punën e tyre”, theksoi ai.

I pyetur se çfarë mësimesh duhet të marrë Shqipëria nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Majko u shpreh si vijon:

“Ne i dimë të metat tona dhe është e kotë ta bëjmë paralelen dhe t’i ofrojmë vetes statusin e nxënësit. Kosova mendoj se ishte në një moment mjaft delikat, dhe në hapje të një kapitulli të ri politik, unë mendoj se sjellja e partive politike e bën më shpresëplotë atë që po i vjen Kosovës”, tha ai.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pendeli  Majko u shpreh se nëse KQZ-ja nuk do bëjë realitet votën e emigrantëve, kjo çështje do të nxisë reagime dhe pakënaqësi në radhët e tyre.

“Pa dashur të bëj ndonjë diferencë, tani prioritet im kryesor është e drejta e votës së shtetasve jashtë vendit. Nëse KQZ do të shkelë ligjin, mendoj se ne do kemi në vazhdim një proces të kontraktuar jo vetëm politik, por dhe zgjedhor, dhe kjo nuk ka për të kaluar pa u vënë re”, theksoi Majko.

Lexoni gjithashtu: 

Bashkimi kombëtar, Pandeli Majko: Kjo histori duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026