Bardhi njofton ambasadat, letër Nikollës: Maxhoranca po vepron si në Korenë e Veriut

20 Nëntor 2023 | 15:13

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, duke vendosur në dijeni edhe ambasadat kryesore të huaja në vend, në të cilën shkruan se sjellja e maxhorancës në Shqipëri është e njëjtë me atë të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Kjo letër e Bardhit vjen në një moment kur prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon normalisht për shkak të protestës së deputetëve të opozitës për mohimin e të drejtave kushtetuese të saj, për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe për Reformën Zgjedhore.

“Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese për kontroll parlamentar të Qeverisë, mosshqyrtimit të projektligjeve të deputetëve të opozitës, mohimit të të drejtës për të marrë përgjigje nga organet ekzekutive për çështje në interes të qytetarëve, apo mohimit të të drejtës për të caktuar ajo përfaqësuesit e vet në komisionet e posaçme parlamentare, praktikisht mazhoranca juaj po tenton të krijojë një Parlament njëpartiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare”, shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi ka sjell në vëmendjen e Kryeparlamentares Nikolla se pengimi i deputetëve të opozitës që të futen në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit, apo prezenca brenda sallës së seancës plenare të rreth 60 punonjësve të Gardës së Republikës, është në shkelje të Rregullore së Kuvendit dhe e ka shndërruar Parlamentin në sallë të Gardës së Republikës, duke intimiduar deputetët e opozitës me forca sigurie.

Në fund të letrës së tij Bardhi shkruan se “intimidimi me forca sigurie i deputetëve të opozitës, është një veprim që edhe Koreja e Veriut dhe vetë Kim Jong-un do ta kishte zili. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përafrohet me standartet e vendeve të BE-së dhe jo me standartet e diktatorit të Koresë së Veriut! Në çdo rast më lejoni që në emër të deputetëve të opozitës t’ju siguroj ju dhe udhëheqësin tuaj shpirtëror Edi Rama, që do të mbeteni përjetësisht dhe në tentativë vetëm një kopje e shëmtuar dhe në miniaturë e Kim Jong-ut”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026