Nuk ndalen aksidentet rrugore, Instat: Rriten me 16,7% në tetor, shkak pakujdesia
Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken çdo ditë e më shumë si pasojë e aksidenteve rrugore.
Në muajin që lamë pas, thuajse çdo ditë kanë ndodhur minimalisht 3 aksidentet, disa me pasoja fatale.
Raporti i Institutit të Statistikave për muajin tetor vë në dukje se janë regjistruar 98 aksidente nga 84 të ndodhura në tetorin e vitit 2022, duke bërë kështu që këtë vit aksidentet të shënojnë rritje me 16,7 %.
Paralelisht me aksidentet në rritje kanë ardhur edhe numri i personave të lënduar dhe atyre që kanë humbur jetën.
Shkaktarë të këtyre aksidenteve vijojnë të jenë drejtuesit e mjeteve, shumica e të cilëve janë meshkuj.
Sipas Instat, 26,5 % e aksidenteve është shkaktuar nga grup-mosha 45-59 vjeç. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %.
Në total në dhjetë muajt e vitit 2023 janë regjistruar 961 me 1.319 persona të lënduar, disa kanë ndërruar jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet